Shifra krize te Juventusi, Higuain nuk godet më në portë!

30/11/2016 00:00

Goli i vetëm i Gonzalo Higuain në 7 ndeshjet e fundit të serisë A daton më shumë se një muaj më parë, saktësisht në 29 tetor kundër Napolit dhe kjo, por jo vetëm, ka sjellë një minikrizë te bomberi argjentinas dhe reparti ofensiv i Juventus.

Futbollisti i “Zonjës së Vjetër” një vit më parë me të njëjtin numër minutash në këmbë, kishte shënuar 12 gola në këtë pikë të sezonit dhe statistikat ishin inkurajuese me 29 goditje në kuadrat.

Por sot, Gonzalo Higuain, edhe pse ka qenë vendimtar në shumë përballje të torinezëve, ofron numra negativë. Në 6 ndeshje në kampionat nga 14 në total, El Pipita ka qenë inekzistent në tabelën e shënuesve dhe kjo jo vetëm për faj të sulmuesit. Në sfidat ndaj Palermo, Milan, Genoa, Lazio, Udinese dhe Inter ai ka dështuar, por duhet theksuar që në shumë prej ndeshjeve ka luajtur më pak se gjysmën e minutave.

Në krahasim me sezonin e kaluar, Gonzalo Higuain ka patur 283 minuta më pak për të tundur rrjetën dhe rotacioni që ka aplikuar trajneri, e ka privuar nga roli i “Supermenit”.

Top Channel