Gëzuar me një birrë belge: Është eksperiencë kulturore

30/11/2016 00:00

Nëse do t’iu jepet mundësia të ngrini një gotë birre nga Belgjika, mbajeni mend mirë dhe të jeni të sigurtë: ajo do të jetë një eksperiencë kulturore.

UNESCO e ka shtuar birrën belge në listën e “Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit”.

Belgjika është e njohur në mbarë botën për gamën e gjerë të shijeve, nga pijet ekstremisht të athta e deri tek ato ekstremisht të hidhura, të prodhuara thuajse në çdo qytet apo fshat të shtetit të Europës Perëndimore me popullsi prej 11 milionë banorësh.

Historia e shkumës belge shkon disa shekuj mbrapa deri në kohën e murgjve të Mesjetës, teksa është manifestuar nëpër piktura nga Pieter Bruegjel dhe në disa këngë të panumërta që prej atëherë.

Udhëheqësi rajonal i Brukselit, Rudi Vervoort tha të hënën se “birra ka qenë pjesë e shoqërisë sonë që prej kohëve të lashta”.

Top Channel