Propozimi i Blushit: Strategji për integrimin

30/11/2016 00:00

Në një dalje përpara mediave, themeluesi i Partisë LIBRA, Ben Blushi ka kritikuar të gjithë klasën politike për procesin e integrimit të Shqipërisë.

I ndodhur përpara kësaj situate, Blushi ka propozuar një pakt të madh për Europën, gjë kjo që do të ultë të gjithë aktorët politikë në një tryezë për të ndihmuar në proceset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Në këtë klimë acaruese dhe dëmtuese, që mund ta shtyjë hapjen e negociatave, LIBRA mendon se klasa e vjetër e politikës shqiptare duhet të heqë dorë nga tradita e vjetër, sipas së cilës, integrimi është një medalje për zgjedhjet dhe duhet të ulet për një pakt të madh europian. Ky pakt mund ta përshpejtojnë procesin e integrimit, duke krijuar më shumë besim te partnerët europianë. Duhet t’i japim Europës një arsye për të na besuar, gjë për të cilën deri tani kemi dështuar me shumë sukses. Në europë nuk shkon dot vetëm qeveria e Shqipërisë, nuk shkon dot vetëm opozita e Shqipërisë dhe nuk shkon dot klasa poltike e Shqipërisë pa popullin e Shqipërisë”, u shpreh Blushi.

Top Channel