Gruaja e Hitlerit ka pozuar nudo?!

30/11/2016 00:00

Një pikëpyetje e madhe është ngritur rreth dy fotove të një femre e cila shfaqet krejt e zhveshur për të simbolizuar e shfaqur bukurinë Ariane, të cilën Hitleri e përdori edhe si motiv për luftën e tij, “pastrimi i racës”. Por kush është gruaja në foto?

Sipas një koleksionuesi austriak, i cili është edhe në pronësi të fotos, gruaja në foto nuk është as më shumë e as më pak, por Eva Braun, e dashura dhe gruaja e Adolf Hitlerit, raporton Daily Mail.

Koleksionuesi, një 30-vjeçar i identifikuar si Bernard S. ka deklaruar për gazetën gjermane BILD, se “unë i kam studiuar të gjitha fotot që kam mundur të gjej të Eva Braun. Dallohet fare qartë se në foto është ajo”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel