Trofetë e basketbollit, fitojnë Flamurtari dhe Tirana

29/11/2016 00:00

Kupa e Shqipërisë në basketbollin e femrave shkoi për Flamurtarin. Sportistet vlonjate ishin lehtësisht superiore  ndaj Goga Basket në finale e cila u mbyll  79-72 në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit. Bregdetaret kishin iniciativën që në periodën e parë kur morën epërsinë për të mos e lëshuar më, pavarësisht ngulmimit të rivalëve.

Durrsaket edhe pse luanin në fushën e tyre, nuk arritën të përmbysin shifrat. Skuadra e Goga Basket e ngushtoi diferencën dhe e bëri interesante lojën në minutat e fundit, por pa mundur të fitojë kupën.

Ndërkohë në finalen e basketbollit të meshkujve triumfoi Tirana ndaj Teutës. Trajneri i kryeqytetasve Nikola Mijatovic nuk u impresionuar nga përballja me durrsakët që i drejtoi deri dy javë më parë, duke qenë arkitekti i triumfit. Në fundin e 4 periodave, Tirana arriti të imponohej 89-73, duke vendosur duart te trofeu dhe duke nisur festën në parket.

Top Channel