Siguri e lartë për djalin e Trump (FOTO)

29/11/2016 00:00

Agjentë të armatosur të Shërbimeve Sekrete dhe një anije e Rojës bregdetare amerikane me një mitraloz, mund të duket si një siguri e tepruar për një fëmijë, por jo në qoftë se emri i tij është Barron Trump, djali i vogël i presidentit të zgjedhur amerikan.

I biri 10-vjeçar i Trump është parë duke luajtur me disa fëmijë të tjerë në Palm Beach, Florida, ku familja e tij ndodhej për të kaluar pushimet e Ditës së Falenderimeve.

Barron duket se qëndron gjatë gjithë kohës nën kujdesin e agjentëve të Shërbimeve Sekrete edhe pse është duke luajtur në lëndinën e vilës luksoze të babait të tij.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel