Fiks Fare: Paradoksi i Dëshmorëve të Atdheut

29/11/2016 00:00

Fillimisht Dëshmor të Atdheut u shpallën të gjithë ata që kishin dhënë jetën në lirinë e atdheut, pra gjatë Luftës së Dytë antifashiste.

Sot shpallen dëshmorë edhe individë që bien në krye të detyrës, por jo të gjithë. Natyrshëm lind pyetja : A janë të gjithë dëshmorët e shpallur, dëshmorë? Apo ka edhe nga ata që janë jashtë varrezave të Dëshmorëve të Atdheut që e meritojnë po aq sa ata, ndoshta edhe më shumë të nderohen e përkujtohen.

Në varrezat e Dëshmorëve përveç dëshmorëve të Luftës edhe atyre që ranë në krye të detyrës, ka edhe nga ata që janë shpallur dëshmorë pa qenë në luftë dhe pa rënë në krye të detyrës.

Ka nga ata dëshmorë që kanë fituar statusin e Dëshmorit të Atdheut duke shkelur pikërisht rregullatorin që e përcakton, ligjin e dëshmorit.

Top Channel