Berisha do të operohet, kthehet në vitin 2017

29/11/2016 00:00

Etrit Berisha do të operohet në meniskun e gjurit të djathtë, pas një dëmtimi që pësoi në ndeshjen që Atalanta e tij fitoi ndaj Romës.

Operacioni do të kryhet nesër dhe portieri i kombëtares sonë do të kthehet të luajë vetëm vitin e ardhshëm.

Kështu, Berisha do të mungojë në ndeshjet kundër Juventus, Udinese, Milan dhe Empoli.

Fatmirësisht, operacioni nuk ndikon në kombëtaren shqiptare, pasi sfida e radhës e kuqezinjve në eliminatoret e Botërorit, do të jetë në 24 mars ndaj Italisë, në Palermo.

Top Channel