“Kjo xhirafë nuk ishte e tepërt”

29/11/2016 00:00

Adhuruesit e kafshëve kanë mbetur gojëhapur teksa kanë parë pamjet e një xhirafe që i shpëton për mrekulli një luaneshe, në një episod dramatik të shfaqur në Planet Earth II.

Shikuesit e serive të BBC të David Attenborough mbetën të zhgënjyer teksa në këtë episod panë këto pamje. Episodi i katërt fokusohet në shkretërirën afrikane, amerikën perëndimore dhe amerikën jugore. Ata mbetën të shokuar për pesë minuta, teksa panë gjuetinë brutale.

Megjithatë në fund xhirafa doli nga beteja për jetë a vdekje. Shikuesit e programit kanë shprehur në Twitter habinë e tyre, por edhe gëzimin që preja i mbijetoi gjuetisë.

Top Channel