Ndërprerja e reshjeve, rregullohen mbi gjysma e defekteve në rrjetin elektrik

29/11/2016 00:00

Ndërprerja e reshjeve ka sjellë një përmirësim në furnizimin me energji elektrike në vend, teksa grupet e gatshme të OSHEE-së kanë riparuar mbi gjysmën e defekteve.

Sipas raportimit të fundit, janë angazhuar në të gjithë vendin 1800 punonjës, të pozicionuar në pikat më kritike për çdo avari të mundshme, ndërkohë që defektet e rënda janë shfaqur në zona të thella malore dhe rurale.

Gjatë natës, situata është përkeqësuar në disa zona të vendit, ku probleme janë shfaqur në rajonet Burrel, Shkodër dhe Fier, kryesisht në zonat rurale dhe të thella malore. Nga 26 fidra të me defekte, raportuar në orën 06.00, afro 90% i takojnë zonave të thella, ku distanca e linjave nga N/stacioneve është me dhjetëra kilometra, duke mbartur kështu riskun e dëmtimit dhe kohën e zgjidhjes së avarisë.

Konkretisht, në zonat e Shkodrës dhe Burrelit, për shkak të erës së forte, OSHEE është detyruar të stakojë fidrat për masë sigurie. Grupet e gatishmërisë po punojnë për riparimin e defekteve të shkaktuara në degëzimet e linjave ajrore të zonava rurale Burrel, Shkodër, Lezhë (Zejmen) Kukës dhe Librazhd.

Top Channel