Merimanga sulmon bletët dhe e pëson keq

29/11/2016 00:00

Të sulmosh hojet e bletëve nuk është një ide e zgjuar, as kur je një merimangë gjigante dhe e frikshme…dhe një video që po përhapet me shpejtësi në internet e tregon këtë.

Në pamjet e publikuara shihet merimanga gjigante që ecën fillimisht e qetë në çatinë e hojeve të bletëve. Por me t’u vënë re nga bletët, predatori kthehen në një viktimë.

Bletët nisin ta sulmojnë masivisht dhe menjëherë sapo njëra prej tyre lëshonte pickimin largohej për t’i hapur rrugë luftëtareve të tjera që pickuan pa pushim merimangën deri kur ajo mbeti e paralizuar totalisht e më pas ngordhi.

Fatkeqësisht, edhe bletët që e pickuan atë i priti i njëjti fund. Dihet që pak pasi ato sulmojnë kur ndjehen të kërcënuara, ngordhin. Në këtë video ilustrohet edhe fakti interesant që bletët mundohen të largohen nga hoji i tyre pasi nuk duan që të ngordhin aty.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel