“Gotham Awards”, vlerësohet “Moonlight”

29/11/2016 00:00

Sezoni i çmimeve kinematografike në SHBA, nisi me edicionin e 26 të “Gotham Film Awards” në Nju Jork, me një sërë yjesh që parakaluan në tapetin e kuq. Aktorët Ethan Hawke, Amy Adams dhe regjisori Oliver Stone ishin mes atyre që u vlerësuan me çmime.

“Kur je 42-vjeç, të duket vetja e re për t’u vlerësuar me ndonjë çmim, por jam vërtet e nderuar”, tha Amy Adams, që me interpretimin e saj në dy filma, “Arrival” dhe “Nocturanl Animal”, është mes emrave që po përfliten për “Oskar”.

Ndërkohë për regjisorin veteran, Oliver Stone, vlerësimi me çmim “Gotham” ka një rëndësi të veçantë, për faktin se vjen nga qyteti i tij i lindjes Nju Jorku.
“Ndonjëherë në Amerikë detyrohesh të bësh filma pro-amerikanë dhe mendoj se ky është gjithmonë një gabim i madh. Kur e fillova nuk isha plotësisht i pavarur, por tani mendoj se kam arritur të jem”, tha ai.

“Moonlight” u vlerësua si filmi më i mirë, e rrëmbeu gjithashtu çmimin special të jurisë për aktrimin më të mirë në tërësi. Ky duket një ogur i mbarë për filmin, duke qenë se dy vitet e fundit ceremonia e zhvilluar ne Cipriani Wall Street e ka parashikuar fituesin e “Oskarit”.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel