Golden State pa frena, triumfon edhe ndaj Atlantës

29/11/2016 00:00

Golden State tashmë nuk ndalet më. Skuadra kaliforniane mposhti në ndeshjen e saj të radhës në NBA Atlanta Hawks në “Oracle Arena” me rezultatin 105-100, duke regjistruar suksesin e 12 radhazi për të përforcuar pozitat e saj në krye të Konferencës së Perëndimit.

Stephen Curry me 25 pikë dhe Kevin Durant me 14 topa në tabelë, ishin ata që i dhuruan këtë fitore skuadrës së Warriors.

Oklahoma City pushton “Madison Square Garden” duke mposhtur New York Knicks me rezultatin 112-103 ku shkëlqeu ylli i Thunder, Russell Westbrook, ndërkohë që një kontribut jo të vogël dha edhe Enes Kanter me këtë të fundit që e nisi sfidën nga pankina për ta mbyllur atë me 27 pikë e 10 topa në tabelë.

Washington Wizards mundi Sacramenton pas kohës shtesë 101-95, ndërsa Boston gjunjëzoi në Florida, skuadrën e Miami Heat 112-104 falë 25 pikëve të Thomas.

Top Channel