Tmerri i “Bukuroshes së fjetur”

29/11/2016 00:00

Beth Goodier duhet të kishte përfunduar universitetin dhe sot të ishte një psikologe fëmijësh, ashtu siç kishte ëndërruar që e vogël. Por në moshën 17-vjeçare, një e papritur e pakëndshme ja ndërpreu ëndrrën.

Pesë vite më parë, Beth ra për të fjetur në dhomën e ndenjes dhe nuk u zgjua më për gjashtë muaj me radhë.

Pas vizitave të shumta mjekësore, ajo u diagnostiku me atë që njihet si “Sindroma e Bukuroshes së Fjetur”.

Sot 22 vjeç, Beth fle 22 orë gjumë dhe ndodhet në një listë me pak emra të prekur nga kjo sindromë në mbarë botën. Edhe ato dy orë e ëma thotë se vajza e saj është përgjumësh.

“Ngrihet ha ndonjë gjë, shkon në tualet dhe fle sërish”, deklaron ajo.

Një ndër personat që ka vazhduar t’i qëndrojë pranë Beth është i dashuri i saj Dan, të cilin e njohu në një fazë zgjimi tre vite më parë.

Rasti i Beth nuk është i vetmi në Britaninë e Madhe. Sot dihet ende pak mbi sindroma e Bukuroshes së Fjetur, njohur edhe si KLS (Kleine-Levin Sindrome). Shkencëtarët dhe neurologët po përpiqen prej vitesh të kuptojnë se çfarë e shkakton atë, ndërsa kura duket e largët.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel