Nishani në Turqi, merr pjesë në samitin e shtatë të Bosforit

29/11/2016 00:00

Presidenti Bujar Nishani është nisur drejt Turqisë ku do të marë pjesë në samitin e shtatë të Bosforit.

Zyra e shtypit e Presidencës bën të ditur se samiti do të mbahet në Stamboll nga data 29 nëntor- 1 dhjetor 2016.
 
Në këtë Samit që zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan, do të diskutohet dhe do të shkëmbehen mendime dhe ide mbi Platformën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, si dhe mbi çështje të ndryshme të sigurisë dhe sfidave të tjera, me të cilat përballen vendet pjesëmarrëse.
 
Presidenti i Republikës do t’i drejtohet me një fjalim Samitit e 7-të të Bosforit ku do të diskutojë rreth temës: “E ardhmja globale – objektivat globale”.

Top Channel