Rama takohet me Presidentin e Bundestagut: Mbështetje e plotë për Shqipërinë

28/11/2016 00:00

Pas takimit me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, Kryeministri Rama ka vijuar axhendën e tij duke zhvilluar edhe një takim me Presidentin e Bundestagut, Lammert.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Kryeministri Rama shkruan se Lammert ka shprehur mbështetjen e plotë të Gjermanisë.

“Edhe në takimin me Presidentin e Bundestagut Lammert mirëkuptim i plotë dhe shprehje e qartë e mbështetjes së Gjermanisë për Shqipërinë”, shkruan Kryeministri Rama.

Top Channel