Kupa, Flamurtari-Goga Basket në finale

28/11/2016 00:00

Goga Basket dhe Flamurtari janë skuadrat finaliste të Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra.

Në “Ramazan Njala” të Durrësit u zhvilluan të dyja ndeshjet gjysmëfinale me Flamurtarin që ishte skuadra e parë që e siguroi vendin për në finale pasi mposhti Studentin me rezultatin 95-55.

 Flamurtari e vendosi diktatin e saj në periodën e dytë dhe të tretë kur krijoi diferencën që i siguroi edhe fitoren.

Ndërsa Goga Basket mundi në ndeshjen e saj Tiranën me rezultatin 95-61. Goga Basket e kryesoi ndeshjen gjatë gjithë kohës, por periodën e tretë e luajti në kufijtë e perfeksionit duke e fituar 30-7.

Finalja mes Flamurtarit dhe Goga Basket do të luhet në pasditen e së martës.

Top Channel