Tre ditë pas vdekjes së Castros nisin fluturimet Miami-Havana

28/11/2016 00:00

Vetëm 3 ditë pas vdekjes së Fidel Castros është ngritur pas më shumë se gjysmëshekulli avioni i parë me pasagjerë nga Miami me destinacion kryeqytetin kuban Havana.

Megjithatë linja të tjera ajrore kanë nisur udhëtimet e tyre më herët gjatë këtij viti, por me destinacione qytete të tjera të Kubës.

Fluturimi i mëngjesit të së hënës ishte i pari i shërbimit më të ri drejt Havanës, si dhe i pari i fluturimeve katërditore të “American Airlines” të parashikuara për t’u nisur nga aeroporti ndërkombëtar i Miamit.

The Miami Herald” raportoi se “Jet Blue” do të nisë shërbimin me dy fluturime në ditë nga Orlando të martën, ndërsa nga Fort Lauderdale të mërkurën. Të enjten do të jenë “Spirit Airlines” and “Frontier Airlines” që do të ngrenë në fluturim avionët nga Fort Lauderdale, kurse fluturimet e “Delta”-s do ta kenë pikënisjen nga Miami, nga aeroporti “JFK” i Nju Jorkut dhe nga Atlanta. Kompania e fundit, “Southwest” do ta nisë shërbimin e saj nga Fort Lauderdale më 12 dhjetor.

Fluturimet janë bërë të mundura bazuar mbi marrëveshjen e fundit për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kubës dhe SHBA-ve, akord i arritur falë administratës së presidentit amerikan Barack Obama.

Top Channel