Kroos mund të mbyllë karrierën te Reali

28/11/2016 00:00

Toni Kroos mund të mbyllë karrierën e tij te Reali i Madridit. Kjo është ajo që ka lënë të kuptojë mesfushori gjerman në një intervistë për revistën “Kicker”.

“Do të jem 32 vjeç në momentin që kontrata ime me Realin e Madridit përfundon. Nuk mendoj të luaj deri në moshën 38-vjeçare. Afati kohor i kontratës sime është përcaktuar me ndërgjegje të plotë”, tha Kroos.

Megjithatë, mesfushori nuk e përjashton mundësinë që të ndryshojë qëndrim në një moment të caktuar, duke mohuar hipotezën për ndonjë kalim te Barcelona.

“Nuk dua të mendoj për atë çfarë do të ndodhë në 6 vitet e ardhshme. Por, ka disa ndryshime që nuk mund të bëhen. Nuk mund të kaloj te Barcelona, pasi respektoj traditën dhe tifozët e Realit të Madridit që është klubi im. Këtu jam përmirësuar në aspektin sportiv dhe personal”, vijoi Kroos.

Top Channel