Skulptura gjigante prej rëre mbushën bregdetin e Key West në Florida, si pjesë e edicionit të tretë të konkursit ndërkombëtar të artit me rërë.

Gjashtë prej artistëve më të mirë në këtë fushë, që vinin nga SHBA-të, Kanadaja dhe Singapori, përdorën rreth 7.000 kg rërë për të krijuar skulptura mbresëlënëse, që varionin nga portretizimi i një gruaje me zemër të thyer, tek ai i një treni e shumë pjesë të tjera moderne.

“Këta artistë janë fenomenale, duke e kthyer praktikën e ndërtimit të kështjellave të zakonshme prej rëre në një art modern, që mund të shfaqej në një galeri”, tha një prej organizatorëve.

Organizatorët deklaruan gjithashtu se artistët ishin të lirë të zgjidhnin subjektin e tyre. Konkursi u mbyll më 27 nëntor dhe fitues u shpallën Morgan Rudluff dhe Guy Oliver Deveu.

Top Channel