Lindsey Vonn drejt rekuperimit

28/11/2016 00:00

Lindsey Vonn po vazhdon me programin e saj të rekuperimit pas frakturës në krahun e djathtë dhe ka dashur të njoftojë fansat e saj për progresin nëpërmjet një fotoje në Instagram, ku vështirë se qendra e vëmendjes është krahu.

Një foto me bikini ndërkohë që bën ushtrime, me një koment ku nuk mungon as ironia: “Jam e mërzitur pasi nuk do të garoj këtë javë, por krahu im është më mirë. Po punoj shumë fort”.

Ja pjesa e ironisë: “Jam e shokuar se si nuk kam bark pas gjithë atij gjeli që hëngra për Ditën e Falenderimeve”.

Lindsey Vonn është një nga skiatoret më të mira në qarkullim, por edhe më tërheqëset.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel