Rama në Berlin, ceremoni zyrtare në aeroport

28/11/2016 00:00

Kryeminsitri Edi Rama ka mbërritur mesditën e së hënës në Berlin, i pritur në një ceremoni zyrtare në aeroport.

Menjëherë ai është drejtuar për në zyrat e kancelares Angela Merkel, me të cilën pritet të zhvillojë një takim dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Fokusi kryesor i bisedimeve, siç thuhet dhe në njoftimin e qeverisë gjermane, do të jenë e ardhmja europiane e Shqipërisë, çështjet dypalëshe dhe ato rajonale.

Top Channel