Fundjava, 19 të arrestuar për drejtim në gjendje të dehur

28/11/2016 00:00

Policia Rrugore e Tiranës, në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë fundjavës ka arrestuar 19 drejtues automjetesh.

Sipas një njoftimi për shtyp, personat në fjalë, të moshave të ndryshme, janë vënë në pranga për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Gjithashtu, 24 të tjerë janë ndëshkuar me gjoba dhe masa të tjera administrative, thuhet më tej në njoftimin zyrtari.

Top Channel