Uruguaj, përleshje mes tifozëve dhe policisë; pezullohet derbi Nacional-Penjarol

28/11/2016 00:00

Derbi i Montevideos mes Nacionalit dhe Penjarolit është pezulluar për shkak të përleshjeve mes tifozëve dhe policisë brenda dhe jashtë stadiumit “Centenario”.

Jo vetëm kaq, por ka pasur shumë shkatërrime pronash në qytet dhe për këtë arsye Federata Uruguajane e Futbollit po mendon që të pezullojë kampionatin.

Dyqane të shkatërruar, dhunë ndaj efektivëve të policisë, sherre në shkallët e stadiumit… Të gjitha këto kanë çuar në 200 persona të ndaluar.

“Mund të kishim edhe një masakër”, është komenti zyrtar i policisë.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel