Tiranë, autobusi urban aksidenton 14-vjeçarin

28/11/2016 00:00

Një incident është shënuar paraditen e të hënës në bulevardin “Zhan D’Ark”. Një autobus i linjës urbane ka aksidentuar një 14-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur pranë Minstrisë së Jashtme, ku urbani i linjës së uzinës së Auotraktorëve ka aksidentuar E. B., 14 vjeç. I mituri është dërguar në spitalin ushtarak dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel