“Ha më shumë kur duhet të vesh kostumin e ngushtë”

28/11/2016 00:00

Është protagonistja kryesore e 5 filmave të sagës “Underworld” dhe më në fund Kate Beckinsale ka zbuluar sekretin e formave të saj të përkryera që dalin në pah kur ajo vesh kostumin e ngushtë të personazhit të saj.

Duke folur për “The Sun on Sunday”, aktorja britanike tha: “Nuk duhet të jesh shumë elegante kur vesh një kostum të ngushtë, pasi nuk duhet të dukesh sikur humb në të. Ha më shumë kur duhet ta vesh atë kostum dhe e lë pas dore palestrën”.

Gjithsesi, Kate shprehet se gjithmonë ekziston frika se mund ta ekzagjerosh me të ngrënë.

“Duhet të ha më shumë apo tani jam mirë kështu? Këto janë pyetjet që i bëj gjithmonë vetes. Është shumë e rëndësishme që të mos jesh e dobët”, tha Beckinsale.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel