“Ditëlindja festohet çdo muaj tani?”

28/11/2016 00:00

Donald Trump ka fatin e keq që bën gjithmonë postime qesharake në Twitter. Por duket se kjo qënka e trashëguar.

Ivanka Trump, vajza e presidentit të zgjedhur dhe zv. Presidente e kompanisë së babait të saj, The Trump Organisation, ka një djalë që i ka vënë emrin Theodore.

Ja se çfarë ka shkruar ajo për të: “Nuk mund ta besoj që sot Theodore është tetë muajsh. Gëzuar ditëlindjen arushi i vogël”.

Duke lënë mënjanë faktin se vogëlushi bën 8 muajsh, mund të shihni problemin tjetër me postimin. Ivanka është vënë përballë kritikave, se nuk duhet të thoshte “gëzuar ditëlindjen”. Dhe kanë të drejtë. Ditëlindjet ndodhin njëherë në vit dhe Theodore është vetëm 8 muajsh.

“Ivanka, ditëlindja festohet çdo muaj tani?”, i shkruan një përdorues.

Top Channel