Grabitet një pikë karburanti në Urën e Dajlanit

28/11/2016 00:00

Një pikë karburanti te Ura e Dajlanit, në autostradën Durrës- Tiranë, është grabitur në orët e para të ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.00 të mëngjesit dhe njoftimi në polici nga roja i pikës së karburantit është bërë rreth orës 06.45.

Rojet pretendojnë se persona të paidentifikuar kanë hyrë nga dera mbrapa pikës së karburantit dhe kanë marrë kasafortën, e cila kishte rreth 100 000-200 000 lekë të reja dhe disa tollona.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.

Top Channel