Moti i keq, disa zona të vendit pa energji. OSHEE në gatishmëri

28/11/2016 00:00

Disa zona të vendit janë pa energji për shkak të kushteve të motit, ndërsa grupet e OSHEE janë në gatishmëri për rregullimin e defekteve.

OSHEE ka ngritur Shtabin Qendror të Gatishmërisë, dhe atyre Rajonale, për garantimin e furnizimit me energji elektrike të abonentëve.

Sipas tij, aktualisht pa energji janë pjesërisht Prezë, Mezez, pranë kopshtit Botanik dhe rrugës “Stavri Themeli” në Tiranë. Në Durrës për shkak të motit të keq janë pa energji Halil, Luz, Fushë Krujë, Qerret, Germenj, Bago/Kavajë. Në Kukës Kolshi dhe Surroj.

Grupet e gatishmërisë po punojnë për riparimin sa më të shpejtë të defekteve në fiderat dhe linjat e mbetur.

Ndërkaq, fidrat që furnizojnë spitalet, objektet e pushtetit qëndror dhe vendor dhe konsumatorë me rëndësi të veçantë janë të gjithë në punë. Të gjitha linjat 35 kV dhe N/Stacionet janë në skeme normale furnizimi me energji elektrike.

Top Channel