“Mou, specialist për të humbur pikë dhe për të gjetur justifikime”

28/11/2016 00:00

Jose Mourinho është bërë sërish protagonist për keq në shtypin anglez pas barazimit të Manchester United me West Ham (1-1), që i lë “Djajtë e Kuq” 11 pikë pas kryesuesve të Chelsea.

“Jose është specialist për të mos fituar ndeshje dhe një gjeni në gjetjen e justifikimeve. Ai është fajtori për sulmin e dobët. 4 barazime në shtëpi, 8 pikë të lëna dhe shumë pak mundësi tashmë për të fituar titullin”, shkruan “Mirror”.

Ndërsa “Daily Mail” thotë: “Jose Mourinho nuk ka më asnjë justifikim. Sjellja e tij po i bën dëm skuadrës. Është nisja më e keqe e kampionatit që nga sezoni 1990-1991. Nuk fiton në shtëpi që nga shtatori, edhe pse ka shpenzuar më shumë se 160 milionë stërlina në merkato. Në vend të kësaj, godet shishe”.

Top Channel