Akrobatja bie nga 5 metra lartësi

27/11/2016 00:00

Një akrobate dhe gjimnaste në 3 Lojëra Olimpike ka pësuar një rënie të tmerrshme gjatë një performance në Cirkun e Diellit në Brisbane të Australisë.

35-vjeçarja Lisa Skinner, ka rënë nga 5 metra lartësi gjatë spektaklit të së dielës.

Për t’i ardhur në ndihmë 35-vjeçares në skenë kanë vërshuar mjekët, të cilët janë parë disa minuta më pas teksa e nxjerrin me barrelë jashtë cirkut.

Edhe pse nuk mund të kuptohej qartë gjendja shëndetësore e saj, teksa shoqërohej me barrel ajo dallohet se është përmendur.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel