Melania, mbretëresha e Youtube

27/11/2016 00:00

Videoklipi i saj, “Dollhouse” apo “shtëpia e kukullave” është një prej më të klikuarëve në “Youtube” me më shumë se 80 milionë shikime, në 28 tetor doli në treg albumi i parë “Cry Baby” dhe ajo, Melania Martinez konsiderohet tashme talenti i ri i skenës pop. 21-vjeçarja me origjinë portorikane  ishte konkurrente e edicionit të tretë të “The voice”-it në SHBA, po u eliminua në javën e 5-te. Por që prej atëherë, jeta e saj ka ndryshuar shumë.

Shumë e vlerësuar nga kritika, ka bërë për vetë Amerikën e po depërton bindshëm edhe në tregjet muzikore europiane. Bota e saj përbëhet nga lodra dhe tinguj për fëmijë ndërsa muzika e saj frymëzohet si nga folku ashtu edhe nga hip hopi.

Edhe pse historia prej kukulle viktoriane është e trilluar, Melania e gjen veten aty, si edhe shumë të tjerë, që siç thotë ajo, ndihen ndonjëherë si fëmijë qaramane. “Vogue” e ka quajtur “anomalinë më të mrekullueshme të popit”, ndërsa “New York Times” vlerëson zërin pëshpëritës, të hidhur e potent, siç e quan.

Top Channel