Francë, sondazhet: Francois Fillon triumfon ndaj Juppe

27/11/2016 00:00

Sondazhet në Francë nxjerrin fitues në votimin e së dielës për drejtuesin e qendrës së djathtë Francois Fillon.

Miliona votues morën pjesë në procesin zgjedhor të parë të këtij lloji për partinë, i huazuar nga modeli amerikan.

Të dy ish-kryeministra, kjo ishte një betejë ndërmjet radikalit ekonomik Fillon dhe 71-vjeçarit Alain Juppe, kandidat më i moderuar në politikat  e tij. Fillon, një politikan karriere dhe kryeministër, i cili ka shërbyer në atë post nga 2007-2012, ka paralajmëruar se Franca është “në prag të revoltës”, po planifikon të shkurtoje 500 mijë poste publike, ndërsa ka premtuar ditë më të mira për biznesin.

Një katolik i devotshëm, ai ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj emigrantëve myslimanë dhe ka theksuar mbrojtjen e vlerave të identitetit, gjuhës dhe vlerave familjare të Francës.

Top Channel