Genoa shokon Juventusin

27/11/2016 00:00

Ishte Milani që vuajti në “Luigi Ferraris” ditë më parë, duke u mposhtur 3-0 nga Genoa, e cila këtë herë ka arritur të mund edhe kampionët e Italisë, Juventusin me rezultat bindës, 3-1.

Bardhezinjtë nuk pësonin 3 gola që prej humbjes 3-0 në “San Siro” në muajin mars nga Interi. Djali i Diego Simeones, trajnerit të Atletico Madrid, ishte autor i dy gola të parë të shpejt në minutën e 3 dhe të 13 të ndeshjes, ndërsa Genoa arriti të trefishojë rezultatin në minutën e 29 me një autogol të Alex Sandos.

Tre gola ishin shumë për skuadrën e Allegrit, që pavarësisht përpjekjeve shënuan vetëm një gol me Pjanic në minutat e fundit.

Pavarësisht humbjes, Juventusi mbetet lider i Serie A, por tashmë Milani është vetëm 4 pikë pas.

Këtë të diel u luajtën edhe 4 ndeshje të tjera nga Serie A, ku bie në sy tjetër fitore e Atalanta-s, këtë herë në tranfertën e Bologna-s me rezultatin 0-2. Cagliari mposhti 2-1 Udinesen, ndërsa Crotone-Sampdoria u mbyll në barazim 1-1.

Në mesditë, Lazio arriti të fitojë minimalisht 0-1 në fushën e Palermos.

Top Channel