Edhe një automjet 4×4 mund të “fundoset” në rërë

27/11/2016 00:00

Edhe një automjeti 4×4 “Toyota” nuk duhet t’i besosh shumë kur bëhet fjalë të lëvizësh me të në buzë të deti.

Një drejtues i një makine të tillë është vënë në qendër të vëmendjes edhe pse kishte shpresuar për një pasdite të qetë. Ai po drejtonte makinën e tij në buzë të deti, por në një moment ka mbetur në vend duke ngecur në rërë.

Në video duket se për një kohë të gjatë, ai është përpjekur të dilte nga kjo situatë, por ishte me të vërtetë e vështirë. Edhe me ndërhyrjen e disa personave të tjerë, sërish makina ka mbetur në rërë. Madje, aty mbërritën edhe forcat e policisë.

Në fund u desh ardhja e një tjetër automjeti, i cili arriti ta nxirrte makinën 4×4 nga rëra duke e tërhequr me kavo.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel