Kampioni Rosberg: Gara nuk më pëlqeu; Hamilton “përplasje” me Mercedes

27/11/2016 00:00

Çmimi i Madh i Abu Dabit ishte edhe gara e fundit për këtë sezon të Formula 1. Një garë e cila ishte e përqendruar totalisht mes dy pilotëve të Mercedes.

Ku britanikut Hamilton, përveçse i duhet të fitonte garën, i nevojitej edhe një dështim i shokut të tij të skuadrës, Nico Rosberg. Ky i fundit pas përfundimit të garës edhe pse ishte tepër i gëzuar për titullin, u shpreh se gara nuk i shijoj.

“Përfundimisht kjo nuk ka qenë gara më e bukur që kam bërë, kishte nga ato xhiro që nuk ishte fare e tillë. Jam i lumtur që gjithçka mbaroi, jam në ekstazë”, ka deklaruar pas gare Rosberg.

Rivali për titull, Hamilton ka injoruar një seri mesazhesh nga Mercedes duke shpërthyer ndaj tyre në disa momente.

“Jam duke humbur titullin kampion. Nuk më intereson nëse humbas garën”, iu tha Hamilton drejtuesve të skuadrës, teksa u përpoq deri në fund që të fitonte titullin.

Top Channel