Krijohet Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në rajon

27/11/2016 00:00

Krijohet për herë të parë Unioni i Bashkive dhe Komunave kryesore që drejtohen nga shqiptarë në  rajon. Ky union synon krijimin  e mekanizmave të duhur  të bashkëpunimit ndërmjet qyteteve shqiptare.

Me synimin për t’u zgjeruar, unioni ka startuar me Bashkinë e Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Ulqinint dhe Preshevës, që kanë firmosur një platformë bashkëpunimi në fusha si urbanistika, mjedisi, arti dhe inovacioni.

“Të pestë ne së bashku i shërbejmë rreth 1/3 së popullatës shqiptare në rajon dhe besoj se nëse ngjizim diçka të mirë sot, do të kemi bërë diçka të madhe për kombin tonë. Shumë shpejt do të kemi një rrjet të stabilizuar nga ku do të mësojmë prej eksperiencave të njëri-tjetrit”, deklaroi Veliaj.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, theksoi se duhen shfrytëzuar energjitë për mirëqenien e qyetarëve: “Të tregojmë se ne mund të bashkëpunojmë e mund të punojmë për mirëqenien e qytetarëve tanë nga pozita ku jemi sot”.

Ndërsa kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, theksoi rolin  e femrës për ndryshim dhe sukses.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i ftoi të pranishmit të ndjekin ceremonitë festive që janë organizuar me rastin e festave të nëntorit në Tiranë.

Top Channel