Kubanët në SHBA festojnë vdekjen e Fidel Castro

26/11/2016 00:00

Ish-presidenti dhe udhëheqësi i revolucionit komunist në Kubë, Fidel Castro ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare rreth orës 22:30 minuta të së premtes me orën lokale.

Rrugët e Havanës ishin të heshtura pas vdekjes së udhëheqësit që qëndroi në krye të vendit për gati 5 dekada, ndërsa një situata krejt e ndryshme ndodhi në SHBA.

Mijëra emigrantë kubanë nisën festën pas lajmit për vdekjen e diktatorit në Flodrida. Me flamuj të Kubës në duar, ata dolën në rrugët e Majemi duket brohoritur “Ai është i vdekur”.

Në radhët e kubanëve në Majemi nuk mungoi as muzika “salsa”.

FOTO GALERI
1/25

Top Channel