SHBA, Obama zgjeron kompetencat e forcave speciale

26/11/2016 00:00

Administrata amerikane ka vendosur të rrisë pushtetin e forcave speciale ushtarake për të përforcuar luftën kundër celulave terroriste dhe luftëtarëve të tyre nëpër botë.

Lajmin e bën të ditur “Washington Post”, që citon burime pranë Pentagonit.

Të gjithë anëtarët e Komandës së Përgjithshme të Operacioneve Speciale, që përfshin njësitë Navy Seal, Berretat Jeshile dhe Delta Force, do të mund të veprojnë përtej fushave të betejës në Irak, Siri dhe Libi.

E gjitha kjo, për t’i bërë ballë emergjencës së militantëve xhihadistë që po përhapen gjithmonë e më shumë me humbjen e terrenit në bastionet e dikurshme të tyre, Mosul dhe Raka.

Top Channel