MM: Buxheti mbi 1% e PBB. Armatimet e ushtrisë, për 10 vite falas

26/11/2016 00:00

Duke reagur për letrën e presidenti Nishani, ministria e Mbrojtjes i ka kujtuar presidentit të Republikës se në asnjë rast në të kaluarën nuk janë konsultuar lidhur me buxhetin e mbrojtjes.

Sipas ministrisë, buxheti i planifikuar për vitin 2017 përfaqëson 1.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ku përfshihen fondi i pagave dhe pensioneve, shpenzime për misione, investime, pensione të ish-ushtarakëve.

Ky buxhet, thotë MM, në asnjë rast nuk prek arritjen e objektivave në fushën e mbrojtjes dhe aq më pak detyrimet kushtetuese dhe angazhimet në NATO.

Ministria e Mbrojtjes saktëson se, është rënë dakord me SHBA dhe Italinë, që në 3-mujorin e parë të vitit në vazhdim ushtria e shqiptare të jetë e gjitha e pajisur me armatim të standardeve të NATO-s.

Po ashtu, mjetet e rënda të transportit që ishin planifikuar për t’u blerë me paratë e taksapaguesve shqiptarë, përgjatë 10 viteve në vazhdim do të merren pa pagesë – vijon reagimi.

Ministria ka listuar dhe misionet ku Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të jenë të pranishme në vitin 2017, misione të cilat do të mbulohen nga buxheti i shtetit.

Top Channel