Ronaldo i jep një tjetër fitore Realit

26/11/2016 00:00

Vetëm 19 minuta i kanë mjaftuar Realit të Madridit për të mposhtur Gijonin në ndeshjen e javës së 13 në La Liga duke u shkëputur tashmë në 7 pikë nga Barcelona.

Ronaldo ishte sërish njeriu i ndeshjes, duke shënuar të dy golat në fitoren 2-1. Portugezi realizoi fillimisht në minutën e 5 nga pika e bardhë e 11-metërshit, e më pas shënoi edhe golin e dytë në minutën e 19.

Lojtarët e Gijon arritën të reagojnë dhe në minutën e 35 ngushtuan diferencën me Lopez. Edhe në pjesën e dytë miqtë patën mundësi të mirë për të barazuar ndeshjen, madje humbën edhe një 11-metërsh në minutën e 78 në Cop.

Me këtë fitore, Reali shkon në kuotën e 34 pikëve, 7 më shumë se Barcelona e vendit të dytë, e cila do të luajë ditën e nesërme ndaj Real Sociedad.

Top Channel