Hidhet shorti i Kupës së Konfederatave, Gjermania në grup me Kilin

26/11/2016 00:00

Është hedhur këtë të shtunë në qytetin e Kazanit në Rusi shorti për Kupën e Konfederatave e cila do të organizohet vitin e ardhshëm në këtë shtet.

Kampionia e Botës, Gjermania është vendosur në grupin B, së bashku me Kilin, Australinë, si dhe me fituesen e Kupës së Afrikës, ende e papërcaktuar. Ndeshja hapëse për Gjermaninë do të jetë ndaj Australisë.

Ndërkohë në grupin A është vendosur Rusia, si vend organizator, së bashku me Portugalinë, Zelandën e Re dhe Meksikën.

Ndeshja hapëse e këtij kompeticioni, i cili i paraprin Kupës së Botës, do të zhvillohet më 17 qershor ndërmjet Rusisë dhe Zelandës së Re.

Top Channel