Itali, dekret për kultivimin e kërpit

26/11/2016 00:00

Ditët e fundit është aprovuar në Itali një dekret mbi promovimin dhe nxitjen e kultivimit të kërpit. Norma e re përcakton imtësisht fushat e përdorimit që shkojnë nga kozmetika tek bioenergjitika, nga artizanati tek industria ushqimore.

Kontrolli i plantacioneve i besohet Rojeve Pyjore dhe parashikohen ndihma ekomomike nga shteti deri në 700 mijë euro për ndërmarrjet bujqësore dhe ato të përpunimit të kërpit, si dhe firmat që ndihmojnë në përhapjen e njohurive dhe informacioneve mbi përdorimin e dobinë e kësaj bime, me të cilën mund të prodhohen tekstile, vaj, birrë e deri fibra për panele izolues.

Aktialisht prodhimi i kërpit, varianti sativa, i lejuar në vend nga viti 1998, në Itali ka pësuar një rritje deri në 500%. Zonat veriore janë ato më të përparuara e ku shumë bujq po përfitojnë nga përhapja e kësaj kulture dhe kanë mbjellë plantacione të tëra.

Sigurisht, kërpi sativa nuk ka lidhje me variantin famekeq të kërpit indian, që përdoret për aftësitë e tij narkotike e kultivimi i të cilit ne Itali është i ndaluar.

Top Channel