Durrës, autobusi përplas çiklistin; lëndohet 55-vjeçari

26/11/2016 00:00

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në Durrës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një qytetar që udhëtonte me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, në segmentin rrugor Shkozet-Plepa, ku një autobus me targë “AA 965 AY” ka përplasur shtetasin me inicialet E.P, 55 vjeç.

Ky i fundit, banues në fshatin Arapaj, është dërguar në spitalin rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa drejtuesi i autobusit, 31-vjeçari me inicialet S.M është shoqëruar nga policia dhe po pyetet mbi rrethanat e aksidentit.

Top Channel