Edhe në Francë konsumatorët shijojnë efektet e të “premtes së zezë”

26/11/2016 00:00

E premtja e zezë nuk është dita e uljeve drastike vetëm në Amerike e Britani. Franca gjithashtu po shijon efektet e iniciativës aq të mirëpritur nga konsumatorët dhe fitimprurëse për bizneset.

Si koncept, ky është ende i ri në Francë, ku e premtja e zezë nuk kremtohet veçse prej tre vjetësh. Megjithatë, ndikimi i saj ka qënë i ndjeshëm. Ë promovimin e sivjetshëm morën pjesë mbi 20 dyqane të mëdha. Për tregtarët, ky event mbush një periudhë vakumi të muajit dhjetor ku nuk ka ndonjë ditë të veçante blerjesh përpara festave të fundvitit.

“Ne festojmë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në Francë e nëpër Europë, por në dhjetor, nuk kemi ndonje okazion të rëndësishëm për blerje. E premtja e zezë përbën rastin më të përshtatshëm për të stimuluar konsumin dhe shërben njëkohësisht si fillim i mbarë për sezonin e blerjeve të Krishtlindjeve”, thotë Olivier Marais, drejtues i dyqanit Auchan.

Shumë francezë janë joshur nga ideja e uljeve përpara sezonit festiv. “Më pëlqen t’i ble gjërat që tani sepse edhe dhuratat e Krishtlindjeve mund t’i marr përpara. Në këtë mënyrë arrij të shmang grumbullimet e mëdha të njerëzve dhe mund të ble çfare të dua. Pastaj, kur afrojnë festat, çmimet rriten shumë”, thotë Marilène Guise, blerëse.

E premtja e zezë është dita pas festës amerikane të falenderimeve. Në Shtetet e Bashkuara ajo që prej vitit 1932 konsiderohet gjerësisht si momenti që shënon fillimin e sezonit të blerjeve të fundvitit.

Top Channel