Shuhen shpresat për Rominën dhe Al Banon

26/11/2016 00:00

Për vite me radhë e ka ruajtur me fanatizëm privatësinë e saj, por Romina Power prezanton në Instagram shokun e saj të ri, producenti hollivudian brian Sweeny, shkruan Vanity Fair Italia.

“Tani nuk fshihemi më”, shkruan aktorja në rrjetin social. Ajo shuan shpresat e kujtdo që kishin menduar se mund ti shihnin sërish bashkë me Al Banon.

Afërsisht një vit më parë Romina doli në skenë së bashku me Al Banon, dhe në atë kohë pati deklaruar “Do te jem gjithmonë bashkëshortja e Al Banos”.

“Për Kishën do të jem gjithmonë. Nuk mund të iket. Dhe ndoshta mund të jemi të martuar përgjithmonë,. Është e vështirë ta anulosh, por askush s’do ta anulojë. Vazhdoj të mbetem bashkëshortja e Al Banos”. Ishin këto fjalë të saj që vinin nga zemra, dhe që lanë të kuptohej se nuk bëhej fjalë vetëm për një afrim artistik, por edhe sentimental.

Këto shpresa shuhen pas postimit të Rominës në rrjetin social. Shoku i saj i ri, që në fakt nuk është aq i ri, pasi kanë katër vite bashkë, është një producent i Hollivudit, gjithmonë i lidhur me familjet Power dhe siç e tregon profili i tij në Instagram, ruan marrëdhënie të mira me vajzat e saj, Cristel dhe Romina Junior.

Top Channel