PD, Ristani: Rama i ka kthyer shpinën shqiptarëve që i ka varfëruar

26/11/2016 00:00

Partia Demokratike nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani akuzon kryeministrin Edi Rama se i ka kthyer shpinën shqiptarëve që i ka varfëruar dhe është “nisur për fundjavë qejfi në Milano”.

“Rama me Gjushin janë nisur për një fundjavë qejfi dhe relaksi në Milano. Punët i kanë në terezi. Miliona euro të zhvatura këtij vendi i kanë tashmë në xhepat e tyre, miliona të tjera i shpenzojnë çdo ditë për luks në vila, zyra, makina, udhëtime me avionë, hotele, para të gjakut të shqiptarëve të varfër që Rama të hapë ekspozita dhe të ndjehet edhe artist. Ndërkohë që harliset me Gjushin në Milano, Rama i kthen shpinën shqiptarëve që i ka varfëruar, i ka lënë pa punë, i ka zhytur në drogë e krim, i ka dëshpëruar deri aty sa mendojnë vetëm si të ikin nga ky vend. Me Gjushin në Milano, lideri ballkanik dhe botëror, kalon edhe “hidhërimin” që i shkaktoi jo-ja gjermane për hapjen e negociatave për antarësimin në BE”, deklaroi Ristani.

Top Channel