EuroLeague, fiton CSKA, tjetër disfatë për Barcelonën

26/11/2016 00:00

CSKA e Moskës vazhdon të bëjë paraqitje të shkëluyera në këtë sezon të EuroLeague. Skuadra ruse në sfidën e radhës mposhti Baskonian me rezultatin 112-84.

Ishte skuadra spanjolle ajo që e nisi më mirë sfidën teksa fitoi periodën e parë 27-17. Por kampionët në fuqi të Euroleague përmbysën gjithçka dhe shkuan në pushimin e ndeshjes me avantazhin 49-46. Rusët vendosën përfundimisht diktatin e tyre në 2 periodat e tjera duke e thelluar diferencën me kundërshtarët për ta mbyllur sfidën 112-84.

Barcelona nuk arriti të marrë veten nga humbja poshtëruese në El Clasico me Realin e Madridit. Skuadra katalanase pësoi disfatë edhe nga Galatasaray në Turqi me rezultatin 78-64.

Galatasaray e kryesoi ndeshjen gjatë gjithë kohës duke mos i lënë asnjë mundësi Barcelonës që të kundërpërgjigjej. Spanjollët që e shohin veten në vendin e 12 të klasifikimit me një bilanc prej 4 fitoresh dhe 5 humbjesh.

Në ndeshjen tjetët të EuroLeague, Panathinaikos fitoi në Athinë ndaj turqve të Daurasafakës me rezultatin 86-80.

Top Channel