Nis në Tiranë takimi i Unionit të Bashkive Shqiptare

26/11/2016 00:00

Kryetaret e 5 bashkive më të mëdha ku jetojnë shqiptarët në rajon, u mblodhën në Tiranë në takimin e parë të Konferencës së Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon.

Siç kishte bërë me dije disa javë më parë, kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj priti homologun e tij nga Prishtina, Shpend Ahmeti, atë të Preshevës, Shqiprim Arifi, kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu dhe atë të Tetovës, Teuta Arifi.

Konferenca e Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit do të zgjasë 2 ditë ndërsa në përfundim të saj pritet nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi midis 5 bashkive.

Veliaj tha se takimi nuk ka qëllime nacionaliste, por përfitimi të ndërsjelltë midis shqiptarëve në disa nga qëndrat më të mëdha në rajon.

“Temat janë urbanistika, tema e dytë dytë janë çështjet e mjedisit, tema tjetër me kulturën, e katërta me inovacionin, teknologjinë dhe e fundit format e reja të financimit”, u shpreh Veliaj.

Top Channel