Kodheli takohet me komandantin e KFOR-it

26/11/2016 00:00

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral/majori Giovanni Fungo ka pritur ministren e Mbrojtjes e Republikës, Mimi Kodheli, të cilën e ka falënderuar për kontributin e trupave shqiptare në KFOR, duke theksuar profesionalizmin e lartë dhe zotimin e ushtarëve shqiptarë në përmbushjen e mandatit të KFOR-it.

Komandanti i KFOR-it dhe ministrja Kodheli kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në gjendjen e sigurisë, si dhe situata e përgjithshme në Kosovë dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit.

“Në veçanti KOMKFOR-i konfirmoi përkrahjen e tij për institucionet në Kosovë në përmirësimin e aftësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) brenda mandatit të tashëm kushtetutes dhe në pajtim me kornizën ekzistuese legjislative. Zhvillimi i mëtejmë i aftësive specifike të FSK-së do të bëhet në funksion të pranimit dhe promovimit të FSK-së brenda të gjitha etnive në Kosovë. Takimi ishte një mundësi e shkëlqyeshme për KOMKFOR-in që ta theksojë profesionalizmin e lartë dhe zotimin e ushtarëve shqiptarë në përmbushjen e mandatit të KFOR-it. Ai gjithashtu falënderoi znj. Kodheli dhe Republikën e Shqipërisë për rritjen e kontributit të trupave shqiptarë në KFOR, prania e së cilëve, që nga viti 2010, ishte vazhdimisht e besueshme dhe e aftë”, thuhet në një komunikatë të KFOR-it.

Ky ishte takimi i parë i Kodheli në Shtabin e KFOR-it që nga viti 2015 dhe takimi i dytë zyrtar me Gjeneralin Fungo, gjatë mandatit të tij si komandant i KFOR-it.

Top Channel